Pse e goditi me shuplakë Prenk Jakova Rikard Ljarjen?

Pse e goditi me shuplakë Prenk Jakova Rikard Ljarjen?

Rikard Ljarja Nga Kastriot Kotoni Duhet të ketë qenë viti 1971 kur në një pallat tek zona pas “Ekspozitës Shqipëria Sot”, në faqen e anësore të pallatit numër tre, shfaqeshin në bezen e tendosur e të bardhë filma të ndryshëm. Makina e kinamasë ishte kudo në Shqipëri dhe përçonte ideologjinë e shtetit në skajet më periferike të atdheut. Filmi që për herë të parë shikoja në ambjent të hapur ishte “Komisari i Dritës” prodhim i vitit 1966 i “Kinostudios Shqipëria e Re”, ku luanin aktorët e mirënjohur Rikard Ljarja, Roza Anagnosti, Ndrek Luca, Liza Vorfi, Mario Ashiku, Viktor Zhusti, Ndrek Prela e shumë të tjerë. Pikësëpari nuk do ta shtrij argumentin psikoanalitik të spektatorit dhe lexuesit të librit, sepse nuk është këtu rasti, por mbaj...