Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Pse disa u legalizuan e disa jo?”/ Tabaku për shembjet në Theth: Konflikti është pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër përmes një videoje në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar në Theth, ku qeveria ka ndërmarrë një aksion për largimin e disa bizneseve dhe banesave. Sipas Tabakut, kjo është vjedhja e radhës e qeverisë Rama ndaj qytetarëve të ndershëm të veriut. “Biznese dhe prona që prej 25–30 vitesh kanë qenë aktive në Theth, po grabiten për t’i hapur rrugë ndërtimeve të reja nga oligarkët, klientët e radhës, madje edhe grupet kriminale,” – u shpreh ajo. Duke e cilësuar “Paketën e Maleve” si një ligj të pastër antikushtetues, Tabaku paralajmëroi se...