Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pse disa pjesë të planit për ambasadën e re kineze në Londër janë fshehur? Britania i jep dy javë afat Kinës të japë shpjegime
Zv.kryeministrja Angela Rayner i ka dhënë Kinës një afat prej dy javësh për të shpjeguar pse pjesë të planit të saj për një ambasadë të re gjigante në Londër janë fshehur. Sipas BBC-së, Ministria e Strehimit, Komuniteteve dhe Qeverisjes Vendore, e udhëhequr nga Rayner, ka dërguar një letër ku kërkon informacion shtesë dhe përgjigje deri më 20 gusht. Rayner u kërkon konsulentëve të ambasadës kineze të shpjegojnë pse vizatimet e projektit të vendit janë bllokuar (me zona të zeza). Kopje të kësaj letre i janë dërguar edhe Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Jashtme. Në letër përmendet se Ministria e Brendshme ka kërkuar një “perimetër të fortë” përreth vendit të ambasadës për të parandaluar “akses të pakontrolluar të publikut”, ç’ka mund të kërkojë një aplikim...