Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pse disa nuk flenë dot pa u mbuluar edhe në kulmin e vapës? Përgjigjet shkenca
Ndërsa disa njerëz mezi durojnë një çarçaf të hollë gjatë netëve të nxehta, të tjerë nuk mund të flenë pa u mbuluar plotësisht, edhe kur temperaturat janë përvëluese. Këto zakone gjatë gjumit nuk lidhen vetëm me preferencat apo ndjesinë fizike, por edhe me faktorë psikologjikë dhe shkencorë. Sipas ekspertëve, ndjesia e të qenit i mbuluar aktivizon sistemin nervor parasimpatik, një pjesë e sistemit tonë që ndihmon trupin të relaksohet dhe të ulë nivelin e alarmit. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz ndihen më të sigurt dhe më të qetë kur janë të mbuluar, edhe nëse është vapë. Një studim i...