Pse diktatura e censuroi “Lahutën e Malcis”! Çfarë ndodhi gjatë këndimit në Shkodër…

Pse diktatura e censuroi “Lahutën e Malcis”! Çfarë ndodhi gjatë këndimit në Shkodër…

Gjergj Fishta Më 5 janar 1991, u recitua për herë të parë në publik pas 45 vjetësh “Iliada” shqiptare, “Lahuta e Malcis”. Përgjatë gjysmëshekullit të regjimit komunist, kryevepra e Atë Gjergj Fishtës, u censurua krahas botimeve të autorëve të tjerë nga veriu i vendit, Camaj dhe Harapi. Megjithatë, popullariteti i kësaj vepre në radhët e shqiptarëve, në mënyrë të veçantë mes shkodranëve, ishte i padyshimtë. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujtoi, kohë më parë, se, gjatë këndimit të vargjeve të Fishtës, në Shkodër, pati një çast pezulli prej aktorit në rolin e rapsodit. Mirëpo, performuesit i erdhi në ndihmë publiku, që fragmente të veprës i kishte memorizuar varg për varg. Studiues të shumtë, vendas dhe të huaj, e kanë cilësuar Fishtën si figurën më madhore...