Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“PSD me grupin parlamentar”, Tom Doshi: PS e PD në Lezhë nuk marrin 4 mandate. Do t’i marrim ne!
👁3071
Nga Lezha, ku prezantoi kandidatet e tij për deputet, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, tha se qeveria e ardhshme duhet të ketë prioritet shëndetësinë dhe rritjen e ndihmës sociale për shtresat në nevojë. Për këtë, dha shembullin e mungesës së një pajisje në spitalet e vendit që kushton sa 300 metër rrugë, por që shpëton jetë njerëzish. Doshi u shpreh se PSD në Lezhë do të marrë një mandat në zgjedhjet e 11 majit. Socialdemokratët synojnë që pas zgjedhjeve te 11 Majit, të krijojnë grupin e tyre parlamentar. Top Channel