PS ruan 12 mandate në Fier, mbyllet numërimi i votave prefereciale, Zegjine Çaushi në shtator pjesë e Kuvendit

PS ruan 12 mandate në Fier, mbyllet numërimi i votave prefereciale, Zegjine Çaushi në shtator pjesë e Kuvendit

Numërimi i votës preferenciale në qarkun e Fierit është mbyllur plotësisht pasditen e së hënës. Partia Socialiste ka ruajtur mandatin e 12 në këtë qark (qarku ku ka marrë më shumë mandate pas Tiranës), të cilin e ka marrë Zegjine Çaushi me 4551 vota. Kjo e fundit u bë virale gjatë fushës për PS në qarkun e Fierit pas videove në distancë drejtuar rivalit të tij demokrat Gazment Bardhi, të cilave ky i fundit nuk iu përgjigj ndonjëherë.
Burimi: Javanews.al