PS rrëzoi kërkesën e SPAK-ut/ Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut

PS rrëzoi kërkesën e SPAK-ut/ Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut

Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim, në takimin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian, shprehu shqetësimin për mosheqjen e imunitetit të Belinda Ballukut nga maxhoranca socialiste, pavarësisht se SPAK dërgoi një kërkesë në Kuvend disa muaj më parë. Në fjalën e saj, ajo kujtoi se për reformën në drejtësi janë dakordësuar të dyja palët, por shtoi se pavarësia e institucionit më të rëndësishëm SPAK nuk është siguruar menjëherë, duke iu referuar faktit se u pengua që të veprojë kundër ish zv kryeministres duke mos i hequr imunitetin. Ajo theksoi se për imunitetin vendos Parlamenti, duke përcjellë mesazh të qartë se ai duhet të veprojë nëse SPAK dërgon sërish kërkesë. “Sa i përket SPAK është në fakt një nga institucionet që shqiptarët kanë më shumë besim dhe...