PS mori 12 mandate në Fier, Belinda Balluku: Faleminderit!

PS mori 12 mandate në Fier, Belinda Balluku: Faleminderit!

Drejtuesja e PS për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka falënderuar qytetarët që e votuan masivisht në këtë qark. Balluku ka bërë një postim në rrjetet duke shkruar shkurt: Faleminderit, Fieri, Lushnja, Divjaka, Patosi, Roskoveci dhe Mallakastra. Partia Socialiste arriti të marrë 12 mandate në qarkun e Fierit, 5 nga lista e mbyllur dhe 7 deputetë nga lista e hapur.
Burimi: Kohajone.com