Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Prurjet shkencore në mendimin gjuhësor shqiptar, një konferencë në ASH
Konferenca shkencore mbarëkombëtare “Prurje shkencore në mendimin gjuhësor shqiptar në fushën e semantikës leksikore, gramatikore, diskursive, si dhe në dijen terminologjike” mblodhi gjuhëtarë e studiues në Akademinë e Shkencave. Konferenca u organizua nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë (ASH) në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës dhe pjesëmarrjen e studiuesve nga institucionet tona kërkimore-shkencore, të profesoratit të institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe të doktorantëve pranë këtyre institucioneve. Kjo konferencë u organizua në vijim të punës që po bëhet në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, në kuadër të...