Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Provat e reja të SPAK alarmojnë Metën dhe Kryemadhin , ish-çifti fillon të nxjerrë “të palarat” e njëri-tjetrit
Elmas Bogdani Një përplasje në distancë ka ndodhur ditën e djeshme mes ish-çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi për qëndrimet e tyre në raport me akuzat dhe dosjen e re të SPAK. Kryemadhi akuzoi nga Prokuroria e Posaçme ish-bashkëshortin e saj se flet me fjalët e Altin Dumanit, i keq informuar nga Tedi Blushi, kur e akuzon për shpenzimet me kartat e kreditit në qytetet luksoze të botës. Kjo deklaratë solli reagimin e ashpër të Ilir Metës. Meta shkruan se pas zgjedhjeve u kishte kërkuar fëmijëve që nëna e tyre të mos ia përmendte më emrin në publik, por i nxitur nga...