Protestuesit zënë mat deputetin Bledi Çuçi! Delina Fico i sulmon me lugë e pirunj, ish-ministri u tregon gishtin
Një situatë e paprecedentë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në një kafene në Tiranë. Sipas pamjeve të publikuara në rrjet, një grup protestuesish, kanë ndaluar para kafenesë ku ishin ulur Bledi Çuçi me bashkëshorten e tij, Delina Fico, ndërsa kanë bërë thirrje “Çuçi burg”, “Rama burg”. Çuçi fillimisht nuk ka reaguar, ndërsa e shoqja e tij ka nisur të flakë në drejtim të protestuesve shishe, lugë dhe sende të tjera që ka pasur mbi tavolinë. Pas kësaj, ka reaguar edhe Çuçi, duke treguar gishtin e mesit dhe duke bërë gjeste të tjera të turpshme drejt protestuesve dhe vajzës që i filmonte. Po me gjeste të turpshme ka reaguar edhe Fico, ndërsa dëgjohet edhe duke debatuar verbalisht me protestuesen. Protesta qytetare vijon prej 117 ditësh, ndërsa...
Burimi:
gijotina.com