Protestuesit u vendosën në “Parkun Rinia”, Policia i shpërndan me ujë dhe gaz lotsjellës! Bëhen shoqërime të dyshuarish
Pas një shpërndarjeje pas sulmit në Gjykatën e Apelit, protestuesit u mblodhën për disa çaste në Parkun Rinia. Pasi forcat e rendit i lanë të qetë për disa çaste, policia ka avancuar me autobotet e ujit për të shpërndarë protestuesit. Më pas policia hodhi shumë gaz lotsjellës, duke i kapur në befasi protestuesit. Policia ka vijuar menjëherë me arrestimet, ku mes tyre është edhe një vajzë.
Burimi:
javanews.al