Protestuesit thyejnë xhamat e autobusëve dhe djegin koshat e mbeturinave
Protesta e zhvilluar këtë mbrëmje po shoqërohet me akte dhune dhe dëmtime të pronës publike. Gjatë tubimit, dy autobusëve të linjave urbane u janë thyer xhamat e përparmë, duke shkaktuar dëme materiale në mjetet e transportit publik. Përveç dëmtimit të autobusëve, protestuesit kanë tërhequr koshat e mbeturinave në mes të rrugës dhe u kanë vënë flakën. Këto veprime kanë krijuar një situatë problematike në zonën ku po zhvillohet protesta, duke penguar qarkullimin dhe duke rritur shqetësimin për sigurinë e qytetarëve.
Burimi:
kohajone.com