Protestuesit sulmojnë bizneset në zonën e Komunës së Parisit, shkatërrojnë kamerat e sigurisë

Protestuesit sulmojnë bizneset në zonën e Komunës së Parisit, shkatërrojnë kamerat e sigurisë

Trazirat në rrugët e Tiranës nuk kanë të ndalur. Protestuesit kanë thyer xhamat dhe shkatërruan një dyqan të një kompanie telefonike në Komunën e Parisit. Po ashtu ata kanë marrë koshat dhe i kanë vendosur në mes të rrugës si barrierë mbrojtëse. Ndërkohë që kanë shkatërruar edhe kamerat e sigurisë në zonë. Incidentet janë regjistruar gjatë marshimit të protestuesve në rrugët e kryeqytetit, ku protesta po vijon prej disa orësh.