Protestuesit shpërndahen rrugëve, u vënë flakën koshave të mbeturinave, shkulin pllakat e “Sheshit Skënderbej”! Policia i ndjek nga pas, shoqërime të shumta
Situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa pas përplasjeve me forcat e policisë, protestuesit janë shpërndarë në disa drejtime të ndryshme të Tiranës. Pas ndërhyrjes së policisë për shpërndarjen e turmës, grupe protestuesish janë zhvendosur në rrugë të ndryshme, duke vijuar lëvizjet jashtë zonës kryesore të protestës. Sipas raportimeve, disa prej tyre u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe i kanë lënë në mes të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve të policisë. Ata para arratisjes shkulën edhe disa pllaka te Sheshit Skenderbej. Teksa u arratisën rrugëve për të mos u kapur nga policia që po i ndiqte.
Burimi:
javanews.al