Protestuesit rinisin sulmin ndaj policisë përballë Kryeministrisë, Policia i mban larg me ujë e gaz!

Protestuesit rinisin sulmin ndaj policisë përballë Kryeministrisë, Policia i mban larg me ujë e gaz!

Është tensionuar sërish situata përballë kryeministrisë mes policisë dhe protestuesve. Protestuesit kanë nisur një tjetër sulm me gurë dhe fishekzjarrë ndaj policisë, ndërkohë uniformat blu vijojnë të kundërpërgjigjen me ujë dhe gaz. Ndërkohë, më herët ka pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë edhe në Rrugën e Elbasanit, në qendër dhe në disa rrugë të tjera të Tiranës. Gjatë ditës së sotme janë sulmuar e dhunuar biznese private, si dhe ka pasur grabitje.