Protestuesit ndezin zjarr pranë Ministrisë së Arsimit

Protestuesit ndezin zjarr pranë Ministrisë së Arsimit

Një grup protestuesish u kanë vënë flakën një grumbulli kartonësh dhe sendeve të tjera në mes të rrugës, pranë Ministrisë së Arsimit. Flakët janë ndezur në rrugë, ndërsa veprimi i protestuesve ka krijuar një situatë të tensionuar pranë institucionit. Protesta e studentëve vijon në zonën pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa priten më shumë detaje.