Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Protestuesit kundër Erdoganit, përshkallëzohet situata
Bota E Martë, 25 Mars 2025 19:20 Autoritetet turke kanë arrestuar afro 1.500 persona në protestat më të mëdha kundër Qeverisë në më shumë se një dekadë, tha më 25 mars ministri i Brendshëm i vendit, Ali Yerlikaya. Protestat shpërthyen më 19 mars pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglut, rivalit kryesor politik të presidentit autoritar, Recep Tayyip Erdoganit, nën akuza për korrupsion – të cilat mbështetësit e tij i konsiderojnë të motivuara politikisht. Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, tha në një postim në X – dikur Twitter – më 25 mars se deri më tani janë ndaluar 1.418 persona në “demonstrata të paligjshme”, nga të cilët afro 1.000 janë ende në paraburgim. Ai, po ashtu, dënoi ata që, sipas tij, kishin “ofenduar”...