Protestuesit hyjnë brenda disa fakulteteve në Tiranë dhe bëjnë thirrje për bojkotimin e mësimit
Protesta ditën e sotme ka nisur në dyert dhe sallat e universiteteve. Studentë të Politeknikut janë mbledhur dhe kanë marshuar fillimisht tek Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, ku janë futur brenda me thirrjet “bojkotoni mësimin”. Ata kanë kaluar në çdo sallë, duke hyrë dhe duke bërë thirrje për t’iu bashkuar. Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe tek fakultetin e Ekonomisë dhe Gjuhëve të Huaja, si dhe te Juridiku. Ndërkohë, raportohet se Universiteti i Mjekësisë po kryen rregullisht mësim. Ashtu si në ditët e kaluara, edhe sot është njoftuar protestë para Ministrisë së Arsimit.
Burimi:
kohajone.com