Protestuesit godasin me gurë autobusët, thyhen xhamat e tyre
foto nga icidenti TIRANË- Protesta e kësaj të marte përpara Ministrisë së Arsimit është shoqëruar edhe me dëmtimin e mjeteve të transportit publik. Dy autobusë janë sulmuar me gurë nga protestuesit, duke pësuar thyerje të xhamave. Ngjarja vjen në një moment kur protesta është shoqëruar edhe me përplasje mes protestuesve dhe Policisë. Deri më tani nuk dihen arsyet që çuan në sulmin ndaj autobusëve dhe nëse ka persona të lënduar./ZËRI
Burimi:
zeri.ai