Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Protestoi para KQZ, Kalaja: Rinumërimi i Durrësit u ndërpre kur u ngushtua diferenca e votave! Do bëj dy kallëzime në SPAK
Aulon Kalaja, kandidati demokrat që kërkoi rinumërim të votave për qarkun e Durrësit, thotë se protestoi para KQZ-së për shkak se ndonëse u vendos rinumërimi i 290 kutive të votimit, u hapën vetëm 152 kuti. Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, Kalaja pretendon se KAS ndërpreu me qëllim rinumërimin e këtyre votave, pasi u vu re ngushtimi i diferencës së votave të tij brenda garës mes kandidatëve në PD. Arjan Ndoja fitoi me një diferencë prej 1 mijë votash nga Kalaja dhe ky i fundit pretendon se ka pasur trafikim votash. “Kam protestuar para KQZ se...