Protestë në Tropojë dhe Has/ Banorët bllokojnë qarkullimin për gjendjen e degraduar të rrugëve

Protestë në Tropojë dhe Has/ Banorët bllokojnë qarkullimin për gjendjen e degraduar të rrugëve

Banorët e njësisë administrative Bytyq në Tropojë dhe të dy fshatrave të njësisë Golaj në Has janë ngritur në protestë kundër gjendjes së rëndë të rrugës që lidh këto zona. Të revoltuar nga premtimet e pambajtura ndër vite, ata përshkallëzuan protestën duke bllokuar për një orë rrugën kombëtare Krumë-Qafë Prush-Gjakovë. Banorët shprehen se rruga nuk ka pësuar asnjë ndërhyrje që prej ndërtimit të saj në vitin 1938, pavarësisht premtimeve të bëra gjatë 30 viteve të fundit. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe paralajmërojnë përshkallëzim të mëtejshëm të protestave nëse nuk merren masa konkrete

Burimi: Gijotina.com