Protestë kundër vendimeve të Gjykatës Speciale, Ali Ahmeti: UÇK ka bërë luftë të drejtë, kërkojmë liri për çlirimtarët

Protestë kundër vendimeve të Gjykatës Speciale, Ali Ahmeti: UÇK ka bërë luftë të drejtë, kërkojmë liri për çlirimtarët

Mijëra qytetarë të Kosovës janë mbledhur pasditen e sotme në Prishtinë për të protestuar kundër vendimeve të Gjykatës Speciale ndaj ish-komandantëve të UÇK-së. Në protestë marrin pjesë edhe ish anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) si dhe ish-komandantë dhe liderë politikë. I pranishën në protestë është edhe kreu i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Gjatë fjalës së tij Ahmeti tha se lufta e UÇK ka qenë ndaj padrejtësive dhe ndaj pushtuesit dhe asnjëherë nuk ëashtë marrë me të pafajshmit dhe civilët. “Kombi ynë, historikisht ka qenë i bashkuar, që një trup i vetëm, kur ne na është rrezikuar identiteti dhe dinjiteti. Sot, si një trup kemi këtu, për të kërkuar liri për çlirimtarët, që po  trajtohen padrejtësisht mnga Gjykata Speciale Kemi dalë për...