Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Protestë e dhunshme në Mal të Zi, shkak dhënia e një çmimi prestigjioz shkrimtarit Beqir Vukoviç, i njohur si mohues i kombit malazez
Qytetarë dhe policë u përleshën më 8 korrik në Podgoricë, gjatë një proteste kundër dhënies së çmimit “13 Korriku” shkrimtarit Beqir Vukoviç, i cili mohon kombin malazez dhe mbështet lëvizjen çetnike. Forcat e policisë përdorën mjete kimike dhe i penguan fizikisht demonstruesit të hynin në vilën shtetërore Gorica, ku u mbajt pritja dhe u dha çmimi. Pas gati tri orësh, protesta përfundoi. Regjisori Danillo Marunoviç, që ishte në krye të protestuesve, u tha të pranishmëve se nuk do të ndalen me aq. “Sonte, policia jonë na trajtoi brutalisht, si kriminelët më të këqij. Kjo nuk mund të mbarojë sonte”, tha ai. Policia...