Protestat/ Topi: Bajram Begaj i kanë hequr bisturinë, duhet të kishte bërë një apel publik

Protestat/ Topi: Bajram Begaj i kanë hequr bisturinë, duhet të kishte bërë një apel publik

Ish-Presidenti Bamir Topi është shprehur se Presidenti aktual, Bajram Begaj, duket të kishte zhvilluar takim me kryeministrin Edi Rama dhe të bënte një apel publik, në kushtet kur në Tiranë po zhvillohen protesta prej disa muajsh. Komentet Topi i bëri në emision, ku tha se me marrëveshjen e vitit 2008 mes PD e PS, Presidentit të Republikës i kanë hequr bisturinë. “Problemi është këtu, përderisa e kemi Presidentin me profesion mjek, raportet personale janë mëse normale, por i kanë hequr instrumentin. Futet në sallë operatore dhe s’ka bisturi, i kanë hequr bisturinë. Por nuk është se ja hoqën gjatë rrugës, por ai ka pranuar të jetë President në këto kushte. Prandaj sot s’ka fuqi për të lëvizur gurët, por unë e kam thënë dhe e...