No Image Available

Protestat, pezullohen 7 policë pas dyshimeve për tejkalim të detyrës! 167 të arrestuar dhe 388 të proceduar

Shtatë punonjës të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra pas incidenteve gjatë protestave që kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera të vendit. Vendimi vjen në një moment kur mënyra e ndërhyrjes së forcave të rendit ndaj protestuesve është kthyer në një prej çështjeve më të debatueshme të ditëve të fundit. Sipas të dhënave të bëra publike nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, gjatë protestave janë arrestuar 167 persona dhe 388 të tjerë janë proceduar penalisht. Ndërkohë, ndaj shtatë efektivëve të pezulluar kanë nisur hetime disiplinore për dyshime që lidhen me tejkalimin e detyrës, respektimin e parimit të proporcionalitetit dhe trajtimin e një protestuesi. Pamjet e protestave nën verifikim Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar se po administron dhe verifikon...