Protestat në Tiranë bëjnë jehonë ndërkombëtare, studentët dhe qytetarët në revoltë

Protestat në Tiranë bëjnë jehonë ndërkombëtare, studentët dhe qytetarët në revoltë

FOTO NGA PROTESTA TIRANË- Protestat në Tiranë kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. NBC News i ka kushtuar një artikull tubimeve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke vënë në fokus kërkesat për dorëheqjen e tij, akuzat për korrupsion dhe përplasjet mes protestuesve dhe Policisë. Sipas medias amerikane, zemërimi i qytetarëve lidhet me korrupsionin e perceptuar rritjen e kostos së jetesës, problematikat në arsim dhe kundërshtitë për projektet turistike në bregdetin jugor. Artikulli ndalet gjithashtu te qëndrimi i Ramës i cili ka refuzuar të japë dorëheqjen, duke mbrojtur mandatin e tij dhe objektivin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. ARTIKULLI I PLOTË: Udhëheqësi i Shqipërisë sfidon thirrjet për të dhënë dorëheqjen ndërsa protestuesit studentë bëjnë rrëmujë në kryeqytet Protesta në qendër të Tiranës të mërkurën,...