Protestat në Shqipëri/ Qeveria gjermane: Kërkesat e Berlinit, të ngjashme me të popullit shqiptar

Protestat në Shqipëri/ Qeveria gjermane: Kërkesat e Berlinit, të ngjashme me të popullit shqiptar

Martin Giese TIRANË-Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Giese ka theksuar se puna më e madhe e Shqipërisë është veçanërisht në fushat e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit. I pyetur nga Deutsche Welle në Konferencën Federale për Shtyp në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, iu referua vlerësimeve të Komisionit Evropian për vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor. Sipas zëdhënësit të diplomacisë gjermane, shqetësimet e ngritura nga ndërkombëtarët po parashtrohen edhe nga qytetarët. “Kërkesa të ngjashme ngre edhe popullsia në Shqipëri. Pa dashur të hyj konkretisht në përmbajtjen e këtyre demonstratave, besoj se është e qartë që shteti...