Protestat në Shqipëri në median prestigjioze franceze, “Le Monde”: Njerëzit po humbasin durimin

Protestat në Shqipëri në median prestigjioze franceze, “Le Monde”: Njerëzit po humbasin durimin

Protestat në Shqipëri dhe pakënaqësia ndaj qeverisë kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Gazeta prestigjioze franceze “Le Monde” i ka kushtuar një artikull situatës në vend, duke vënë në fokus qëndrueshmërinë e lëvizjes studentore dhe përshkallëzimin e tensioneve mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit. Sipas raportimit të medias franceze, pas muajsh protestash, qytetarët vijojnë të kërkojnë ndryshim politik, duke e bërë të qartë se pakënaqësia e tyre nuk është shuar. Përkundrazi, përplasjet me policinë dhe masat e marra nga autoritetet duket se nuk kanë arritur të frenojnë mobilizimin qytetar. “Le Monde” ndalet edhe te reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili, përballë situatës së tensionuar, ka paralajmëruar masa të reja ligjore. Ndërkohë, protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e tij nga pushteti. Një vëmendje e veçantë...