No Image Available

Protestat në Francë, një demonstrues humb dorën nga shpërthimi i granatës policore

Përplasjet e dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Francë kanë përfunduar me pasoja të rënda për një demonstrues, të cilit i është këputur dora nga shpërthimi i një granate policore për kontrollin e turmave. Ngjarja u regjistrua në qytetin jugor të Saint-Étienne, gjatë protestave të zhvilluara ditën e shtunë. Demonstratat kanë shtuar pasigurinë politike në vend, në një kohë kur Franca po përgatitet për zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen pas gjashtë muajsh, ku do të zgjidhet pasardhësi i presidentit Emmanuel Macron. Përmes një postimi në platformën X, Macron dënoi aktet e dhunës dhe shkatërrimet e regjistruara gjatë protestave, duke shprehur mbështetjen për forcat e rendit. “Në Republikën tonë nuk ka vend për dhunë. Ata që kanë shkatërruar, kanë sulmuar prefekturat dhe bizneset, madje kanë...