Protestat në Francë, analiza e ‘Fox News’: Pas tyre fshihet rrjet ndërkombëtar komunistësh, sindikatash dhe organizatash që propagandon trazirat
Një investigim i Fox News pretendon se protestat studentore në Francë janë shfrytëzuar nga një rrjet ndërkombëtar organizatash komuniste dhe socialiste, sindikatash dhe mediash për të promovuar një agjendë më të gjerë politike, përtej kërkesave fillestare për përmirësimin e kushteve në shkolla. Sipas investigimit të publikuar më 9 tetor nga gazetarja Asra Q. Nomani, rrjeti përfshin 50 organizata, por vetëm 15 prej tyre janë grupe studentore ose rinore. Pjesa tjetër përbëhet nga sindikata, organizata komuniste e socialiste, parti politike, grupe të të drejtave të njeriut dhe organizata aktiviste. Artikulli pretendon se këto struktura po koordinojnë mobilizimin, po nxisin greva dhe demonstrata dhe po përhapin pamje të përplasjeve në rrjetet sociale, duke e paraqitur konfliktin francez si pjesë të një lëvizjeje më të gjerë ndërkombëtare. Protestuesit...
Burimi:
javanews.al