Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë për zhvillimin e një seance plenare urgjente, në të cilën të diskutohet situata e krijuar pas tetë ditësh protestash të studentëve dhe të rinjve. Në njoftim, deputetët e PD-së deklarojnë se protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, duke ngritur shqetësime për qeverisjen, korrupsionin dhe atë që e cilësojnë si braktisje të të rinjve nga qeveria. Një nga çështjet kryesore të kërkesës është trajtimi i protestuesve nga Policia e Shtetit. Opozita thotë se gjate protestave janë konstatuar raste të përdorimit të tepruar të forcës ndaj studentëve, të miturve, grave dhe vajzave. Po ashtu PD thotë se janë raportuar dëmtime fizike, përfshirë fraktura, dëmtime në kokë dhe lëndime të tjera,...