Protestat e “Gen Z” dhe trazirat në Gjermani, Merz paralajmëron: Nuk do të tolerojë dhunën, autorët do të përballen me forcën e ligjit!

Protestat e “Gen Z” dhe trazirat në Gjermani, Merz paralajmëron: Nuk do të tolerojë dhunën, autorët do të përballen me forcën e ligjit!

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka reaguar pas episodeve të dhunës të regjistruara gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë, në protestat e thirrura nga grupimi “Gjenerata Z”. Ai ka deklaruar se qeveria e tij nuk do të tolerojë aktet e dhunës, ndërsa ka paralajmëruar ndëshkime për personat që sulmojnë policinë dhe shërbimet e emergjencës apo kryejnë grabitje. Në fjalimin e tij, i cili do të mbahet në konferencën e drejtuesve lokalë të Unionit Kristian-Demokrat (CDU) në Berlin, Merz theksoi se dhuna nuk ka vend në rrugët gjermane. “Dhuna nuk ka vend në rrugët tona dhe qeveria ime nuk do të tregojë tolerancë në këtë drejtim. Kushdo që sulmon policët dhe shërbimet e emergjencës, si dhe grabit dyqane, sulmon lirinë tonë, tallet me shoqërinë dhe me...