Protestat e dhunshme në Tiranë, ministri Demo bën bilancin dhe paralajmëron: 347 të lënduar, 200 janë policë, 7 efektivë nën hetim! Nëse do ketë dhunë…
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, prezantuan bilancin e protestave të zhvilluara gjatë dy javëve të fundit në Tiranë. Sipas ministrit Demo, nga përplasjet dhe incidentet e regjistruara gjatë protestave kanë mbetur të lënduar 347 persona, mes tyre punonjës policie, protestues, kalimtarë dhe gazetarë. Në deklaratën e tij, Demo falënderoi Policinë e Shtetit për angazhimin në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, duke theksuar se efektivët janë përballur me një nivel dhune që, sipas tij, ka qenë i paprecedentë. Ministri bëri të ditur gjithashtu se në projektbuxhetin e vitit 2027 është parashikuar një rritje e konsiderueshme e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit. “Një projektligj shumë i rëndësishëm, siç është projektbuxheti i vitit 2027, parashikon...
Burimi:
javanews.al