PROTESTAT/ BOJKOTOHET MESIMI NE DISA SHKOLLA
Të rinjtë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë, ndërsa studentët e Mjekësisë kanë nisur marshimin drejt qendrës së Tiranës. Protestat vijojnë një ditë pas përplasjeve që sollën 16 të arrestuar dhe 49 persona të proceduar penalisht. Tirana është përfshirë sërish nga protestat, ndërsa këtë herë në rrugë kanë dalë edhe studentë e gjimnazistë, të cilët kanë ndërprerë procesin mësimor për t’iu bashkuar tubimeve që po zhvillohen në disa zona të kryeqytetit. Studentët e Mjekësisë kanë bojkotuar mësimin dhe janë grumbulluar në rrugë, duke nisur më pas marshimin drejt qendrës së qytetit. Sipas raportimeve nga terreni, ata kanë kaluar pranë zonës së njohur si “Medreseja” dhe kanë vijuar lëvizjen në drejtim të qendrës së Tiranës. Por protesta nuk është kufizuar vetëm te studentët universitarë....
Burimi:
ntv.al