Protestat, Avokati i Popullit nis monitorimin në komisariate dhe spitale: Verifikohen të drejtat e të shoqëruarve
foto TIRANË- Avokati i Popullit Endri Shabanika dërguar grupe monitorimi në komisariatet dhe drejtoritë e Policisë në Tiranë, Shkodër e Korçë, si edhe në spitalet ku po marrin trajtim personat e lënduar gjatë protestave. Monitorimi synon të verifikojë nëse personave të shoqëruar u janë garantuar të drejtat themelore gjatë procedurave policore. Institucioni ka bërë të ditur se gjetjet do të bëhen publike pasi të konfirmohen. Në Korçë janë shoqëruar 26 persona, 16 prej tyre të mitur, ndërsa në Shkodër janë monitoruar procedurat e ndjekura për katër persona të shoqëruar. Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit kanë administruar edhe pretendimet e tyre lidhur me trajtimin nga Policia. Ndërkohë, një grup pune vijon monitorimin në Tiranë, ndërsa qytetarët dhe familjarët janë ftuar të paraqesin ankesa individuale në rast të...
Burimi:
zeri.ai