Protesta zhvendoset në fakultete, studentët bëjnë thirrje për bojkot
Protesta studentore është zhvendosur sot në ambientet e universiteteve. Studentët e Universitetit Politeknik janë mbledhur dhe kanë marshuar fillimisht drejt Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ku kanë hyrë në ambientet e fakultetit duke bërë thirrje për bojkotimin e mësimit. Ata kanë kaluar nëpër salla, duke u kërkuar studentëve të tjerë t’i bashkohen protestës. Më pas, marshimi është shtrirë edhe në Fakultetin e Ekonomisë dhe atë të Gjuhëve të Huaja, ndërsa më pas studentët janë drejtuar drejt Fakultetit të Drejtësisë. Ndërkohë, në Universitetin e Mjekësisë raportohet se procesi mësimor vijon normalisht. Pas marshimit në fakultetet e tjera, studentët janë rikthyer në ambientet e këtij universiteti.
Burimi:
ntv.al