“Protesta tkurri turizmin”- Dhoma e Tregtisë Gjirokastër: Kemi shumë anulime rezervimesh! (VIDEO)

“Protesta tkurri turizmin”- Dhoma e Tregtisë Gjirokastër: Kemi shumë anulime rezervimesh! (VIDEO)

Protestat e dhunshme të zhvilluara ditët e fundit në Tiranë kanë ndikuar në sektorin e turizmit. Në Gjirokastër, shumë rezervime në hotele e struktura akomoduese janë anuluar. Vështirësi sektori i turizmit po has edhe në organizimin e tureve për të eksploruar vendin. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë për Qarkun e Jugut apelon për të mos dëmtuar biznesin. Qyteti i Gjirokastrës ka njohur rritje të numrit të turistëve gjatë viteve të fundit, por aktualisht, sipas përfaqësuesve të sektorit, turizmi po penalizohet për shkak të protestave dhe asaj çfarë kanë lënë pas ato. /ABC News/