Protesta, Tabaku akuzon për dhunë ndaj studentëve: Rama të mbajë përgjegjësi politike, çdo abuzim të hetohet!
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku, denoncoi dhunën e ushtruar, sipas saj, ndaj studentëve dhe qytetarëve gjatë protestave, duke kërkuar hetim të plotë të ndërhyrjeve policore dhe përgjegjësi politike nga kryeministri Edi Rama. Në konferencën për shtyp, Tabaku theksoi se përshkallëzimi i situatës është pasojë e një pakënaqësie të gjatë dhe e mungesës së reagimit të qeverisë ndaj kërkesave të protestuesve. Sipas saj, pas 150 ditësh protestë dhe gjashtë ditësh përplasjesh, përgjegjësia e kryeministrit shkon përtej ngjarjeve të fundit. “Qeveria kishte përgjegjësinë të vepronte përpara se tensioni të mbërrinte këtu. Prandaj përgjegjësia politike e Edi Ramës fillon shumë përpara datës 13 tetor”, deklaroi Tabaku, shkruan A2. Ajo solli në vëmendje shqetësimin...
Burimi:
javanews.al