Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor

Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka shprehur mbështetjen për protestën e studentëve dhe të rinjve që po zhvillohet në Tiranë, duke e lidhur revoltën e tyre me problemet sociale dhe politike në vend. Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji rendit si shqetësime kryesore mungesën e meritokracisë, pabarazinë, padrejtësitë dhe korrupsionin, të cilat, sipas tij, po ua vështirësojnë të rinjve ndërtimin e një të ardhmeje në Shqipëri. Ai ka kritikuar gjithashtu mënyrën se si Policia e Shtetit është përballur me protestuesit, duke e cilësuar reagimin e saj çnjerëzor. Sipas ish-deputetit, kjo sjellje dëshmon krizën politike të kryeministrit Edi Rama. Salianji u bën thirrje autoriteteve të marrin përgjegjësi për situatën, ndërsa shprehet se pakënaqësia e qytetarëve nuk mund të shuhet përmes dhunës. Në fund të reagimit, ai...