Protesta pro refugjatëve në Angli, britanikët dalin në rrugë, thirrje qeverisë: Emigrantët janë të mirëpritur!

Protesta pro refugjatëve në Angli, britanikët dalin në rrugë, thirrje qeverisë: Emigrantët janë të mirëpritur!

Rreth 400 protestues nga grupe kundërshtare marshuan të dielën në qytetin britanik Epping, në verilindje të Londrës, nën masa të rrepta sigurie, mes tensioneve të shtuara lidhur me emigracionin. Ngjarja vjen pas akuzave ndaj një azilkërkuesi, i cili dyshohet për tre sulme seksuale, përfshirë një përpjekje për të puthur një vajzë 14-vjeçare. Protestuesit u mblodhën përpara hotelit The Bell, që aktualisht strehon azilkërkues, pavarësisht thirrjeve të këshillit vendor për ta mbyllur atë. “Ata janë një kërcënim, nuk dimë kush janë dhe po rrezikojnë gjithë komunitetin”, deklaroi një protestuese që u identifikua si Cathy. Kundër protesta u organizua nga grupi Stand...