Protesta, përplasjet dhe tensionet para Kuvendit, 11 qytetarë të ndaluar nga Policia!

Protesta, përplasjet dhe tensionet para Kuvendit, 11 qytetarë të ndaluar nga Policia!

Të paktën 11 qytetarë janë ndaluar nga Policia sot (8 tetor) pas protestës së zhvilluar para ambienteve të Kuvendit, ndërsa aktualisht ndodhen në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë. Gjatë protestës pati përplasje dhe shtyrje mes protestuesve, deputetëve demokratë dhe efektivëve të policisë. Në disa momente, policia përdori edhe spraj me piper ndaj protestuesve. Protestuesit e ndaluar janë vizituar në komisariat nga avokatja e Partisë Demokratike, Eda Grimci. Ndërkohë, situata para Kuvendit u shoqërua me tensione, ndërsa protesta e opozitës do të vijojë dhe gjatë pasdites.