Protesta për krerët e UÇK, Rama: Kuvendi i Kosovës s’e ka ngritur zërin për rezolutë, votojmë edhe ne

Protesta për krerët e UÇK, Rama: Kuvendi i Kosovës s’e ka ngritur zërin për rezolutë, votojmë edhe ne

Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për protestën e mbajtur në Prishtinë në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në Tribunalin e Hagës, mes tyre edhe ish-presidenti Hashim Thaçi.  Rama me anë të një postimi në Facebook ka ngritur shqetësimin për mungesën e një reagimi institucional nga Kosova dhe kërkon miratimin e një rezolute pa dallime politike, që të denoncojë, siç shkruan ai, cenimin e procesit të rregullt ligjor nga Dhomat e Specializuara. Sipas tij të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë. POSTIMI: Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, ku të rreshtohen sa e sa shkeljet...