Protesta në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk ka bërë një rezolutë?

Protesta në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk ka bërë një rezolutë?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për protestën e mbajtur në Prishtinë në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në Tribunalin e Hagës, mes tyre edhe ish-presidenti Hashim Thaçi. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ai e ka vënë theksin tek indiferenca e Kuvendit të Kosovës, i cili nuk ka bërë ende një rezulutë pa dallime partiake ku të rreshtojë shkeljet e shumta të procesit në Hagë, ku janë shkelur të drejtat e Thaçit dhe të tjerëve. Rama ngre pyetjen dhe nënvizon se nëse Kuvendi i Kosovës do e bënte këtë rezolutë të vonuar, edhe Kuvendi i Shqipërisë do mblidhej menjëherë për të votuar të njëjtin tekst dhe për ta “përcjellë zërin e shqiptarëve në Tribunalin e Hagës”. Gjithashtu kryeministri ka ndarë edhe...