Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Protesta masive në Serbi me kërkesë për zgjedhje të parakohshme
Foto ilustruese BEOGRAD- Qindra mijëra serbë dolën në rrugë të shtunën në mbrëmje duke kërkuar zgjedhje të reja. Të paktën 140,000 protestues, demonstruan në Beograd për të ushtruar presion të ri mbi qeverinë që të shpallë zgjedhje të parakohshme. Ndryshe nga sa pretendojnë organizatat e pavarura, Policia serbe, pretendon se 36,000 protestues morën pjesë në tubim. "Duam zgjedhje!,"- bërtiti turma që mbushi sheshin më të madh të Beogradit dhe rrugët përreth tij, duke valëvitur flamuj serbë dhe duke mbajtur banderola e pankarta me emrat e qyteteve dhe fshatrave serbe. Pas protestës, shpërthyen përleshje midis grupeve të të rinjve, disa prej të cilëve hodhën...