Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD dega Vlorë: Nuk kemi lidhje!

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD dega Vlorë: Nuk kemi lidhje!

Partia Demokratike, dega Vlorë, ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të zhvilluar kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik. Në reagimin e PD-së, dega Vlorë, theksohet se Partia Demokratike nuk ka lidhje me protestën. Sipas PD-së, protesta e sotme është e stisur nga kryeministri Edi Rama. Deklarata e plotë: Lidhur me protestën e sotme të një grupi të qytetarëve kundër ndërtimit të Muzeut për Hebrejtë në Vlorë, deklarojmë sa vijon: Protesta e sotme nuk ka asnjë lidhje me PD-në. Njëlloj si grisja e flamurit në derën e Ambasadës së Izraelit, ajo është stisur nga vetë Edi Rama dhe është thirrur nga individë që prej vitesh kanë shkëputur çdo lidhje me PD-në dhe flirtojnë me Edi Ramën. Partia Demokratike e konsideron mbrojtjen nga Holokausti që shqiptarët...