Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Protesta kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë, Rama: Pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur zërin përmes një rezolute!?
Në Prishtinë u protestua me moton “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e organizuar nga kategoritë e dala nga lufta. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka ndarë një foto nga protesta në shesh, teksa shkruan “Pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur zërin përmes një rezolute dhe të rreshtojë shkeljet e procesit ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së. “Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, ku të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim...