Protesta Kombëtare: Qytetarët nisin grumbullimin para kryeministrisë

Protesta Kombëtare: Qytetarët nisin grumbullimin para kryeministrisë

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Syri-n, gazetarja Margarita Mhillka ka raportuar për nisjen e grumbullimit të qytetarëve para kryeministrisë. Në protestën e sotme nuk janë vetëm studentët, por edhe prindërit, pedagogët dhe qindra mbështetës të Partisë Demokratike, e cila ka shprehur mbështetjen e saj për Revoltën Studentore. Kujtojmë se sot është dita e 19-të e Revoltës Studentore, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe kalimin e vendit në një qeveri teknike e cila duhet të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme për shqiptarët.