Protesta, Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë!
Franca është në gatishmëri të lartë për shkak të protestave të paralajmëruara gjatë natës së Halloween-it. Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, ka paralajmëruar për një rrezik shumë të lartë të shpërthimit të dhunës, ndërsa autoritetet kanë marrë masa të forta sigurie në të gjithë vendin. Sipas France 24, rreth 70 mijë efektivë policie dhe forca sigurie pritet të angazhohen për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, përplasjet me policinë, vandalizmin dhe plaçkitjet. Në qendër të pakënaqësisë janë vështirësitë ekonomike, rritja e kostos së jetesës, pabarazia sociale dhe pakënaqësia ndaj politikave të qeverisë. Protestave u janë bashkuar edhe grupe studentore dhe aktivistë, ndërsa në rrjetet sociale janë shpërndarë thirrje për tubime dhe mobilizime gjatë mbrëmjes së 31 tetorit. Autoritetet druhen se tubimet mund të shndërrohen në...
Burimi:
javanews.al